Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder padit parlamentin gjerman duke kërkuar t’i kthehet zyra dhe privilegjet e ndryshme që kishte më parë.

Në pranverë, Komisioni i Buxhetit të Bundestagut ia hoqi Shrëderit të drejtën për një zyrë, një ekip asistentësh dhe privilegje të tjera që zakonisht rezervohen për ish-udhëheqësit e qeverisë.

Tani Schroeder ka ndërmarrë veprime ligjore, siç konfirmoi avokati i tij për Dpa.

Vendimi i Komisionit Parlamentar i ka hequr Schroeder të drejtën e detyrave zyrtare dhe privilegje qe ai kishte si nje ish kancelar. Vitin e kaluar, më shumë se 400,000 euro u shpenzuan për stafin e zyrës së Schröder-it, ndërsa pensioni i tij personal prej 8,300 euro nuk u pezullua gjithsesi.

Ish-lideri socialdemokrat është kritikuar prej kohësh për pozicionet e tij ekzekutive në kompanitë shtetërore ruse, si dhe për miqësinë e ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Pak ditë më parë, një vendim fillestar i një komisioni vendor të SPD-së ka refuzuar ndërkohë kërkesat për përjashtimin e Shrëderit nga Partia Socialdemokrate.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb