Lufthansa do të anulojë më shumë fluturime për në Kinë, përfshirë edhe nga filialet e saj Swiss dhe Austrian Airlines, njoftoi sot kompania.

Shkak për ndalimin e fluturimeve drejt qyteteve të Kinës, është përhapja e Coronavirusit .

Në njoftimin e ri, kompania shtoi se nuk do të ketë asnjë fluturim për në Pekin apo Shanghai deri më 29 shkurt dhe fluturimet në destinacionet e tjera, Nanjing, Shenyang dhe Qingdao, do të anulohen deri më 28 mars.

Javën e kaluar, Lufthansa deklaroi se do të anulonte fluturimet deri më 9 shkurt.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb