Gjermania regjistroi më shumë se 4 500 raste me koronavirus në 24 orët e fundit duke shënuar një kërcim prej më shumë se 450 rastesh nga një ditë më parë, deklaroi agjencia kombëtare e kontrollit të sëmundjeve.

Sipas institutit ”Robert Koch” u regjistruan 4 516 infeksione të reja, nga 4 058 të ditës së djeshme.

Vendi nuk ka regjistruar një numër kaq të lartë të rasteve në ditë që nga kulmi i pandemisë në fund të marsit dhe në fillim të prillit, kur Gjermania kishte më shumë se 6 000 raste të reja në ditë para se të binin ndjeshëm.

Qytetet e mëdha janë shfaqur si pika të nxehta në një valë të re të rasteve të koronavirusit në të gjithë kombin, duke alarmuar udhëheqësit politikë dhe duke i detyruar autoritetet lokale të fillojnë një raund të ri kufizimesh.

Kryeqyteti Berlin dhe qendra financiare Frankfurt u bënë dy qytetet e fundit që kaluan pragun e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës.

Kancelarja Angela Merkel tha se ajo shpresonte të shmangte një bllokadë të dytë të ngjashme me atë të shteteve dhe qeverive federale, në mars, kur u përhap pandemia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb