GJERMANI

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer deklaroi sot se ka larguar përkohësisht shefin e shërbimeve sekrete të brendshme, Hans Georg Maassen pas bërjes së deklaratave shumë të kritikuara.

Hans-Georg Maassen, 55 vjeç, pritej të largohej nga posti i tij në javët në vijim për t’u bërë këshilltar i ministrit pas një skandali të mëparshëm, u përjashtua përfundimisht nga funksioni publik.

Ai kishte deklaruar tek homologët e tij europianë, sipas tekstit të një fjalimi të mbajtur më 18 tetor në Varshavë, se “ishte viktimë e sulmeve të së majtës radikale në koalicionin e kancelares, Angela Merkel”.

“Maassen në fjalimin e tij, kishte përdorur fjalë të papranueshme”, deklaroi sot ministri i Brendshëm duke dënuar sulmin e shefit të shërbimeve sekrete ndaj Partisë Socialdemokrate (SPD).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb