Triumfi 2-0 ndaj Serbisë ishte një mirazh, por vetëm kaq, pasi Greqia vërtetoi edhe një herë se Gjermania e ka të vështirë të bëjë liderin, të bëj të madhen. Ekipi i Jurgen Klopp ngeci në një “X”-s pa gola në transferën helene, ku dhe pse kishin 71% kontrollin e topit krijuan vetëm 1 rast të pastër për gol dhe goditën 4 herë kuadratin, madje Urbig u detyrua të bënte heroin pas vetëm një minute lojë duke shmangur një gol thuajse të sigurt.
Një nga detajet më pikate të këtij takimi ishte goli i anuluar i Burkard në minutën e 33-të, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e ekipit përfaqësues, por VAR anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë gjatë fillimeve të këtij aksioni. Përtej shifrave, Greqia jo vetëm që nuk qëndroi pasive në këtë sfidë, por tentoi në disa raste të gjete golin e shumëkërkuar. Në fund, Philipp Treu kishte në këmbë topin e fitores, por goditja e anësorit të Freiburg nuk ishte në kuadrat, duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë pas barazimit pa gola.
Me 8 pikë në 4 ndeshje, Greqia renditet në vendin e dytë, plus 3 pikë në raport me Gjermaninë.
Pavarësisht se ekipi i tij doli me një pikë, Jurgen Klopp u shfaqur i kënaqur në konferencë për shtyp: “Jam shumë i lumtur, djemtë bënë një paraqitje të shkëlqyer, loja dhe lëvizjet ishin mbresëlënëse. Pas minutës së 60-të nuk ishte të qetë dhe struktura e lojës ishte pak e qartë, por kjo është normale. Jam shumë i impresionuar nga skuadra dhe paraqitja e bërë”, theksoi ndër të tjera Jurgen Klopp në konferencë për shtyp.
