Qeveria gjermane do të shpenzojë 65 miliardë euro të për të mbrojtur klientët dhe bizneset nga rritja e inflacionit. Ketë e bëri të ditur kancelari, Olaf Scholz të dielën, dy ditë pasi Rusia njoftoi se do të pezullonte dërgesat e gazit për një kohë të pacaktuar.

Tri partitë në koalicionin qeverisës diskutuan deri në orët e vona të natës përpara se të shpallnin masat, të cilat përfshijnë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe subvencion për transportin publik.

Ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur inflacionin në mbarë botën, në Shqipëri situata është edhe më e rëndë për shkaqe që as gjermania dhe as ndonjë vend tjetër evropian nuk i njeh.

Kryeministri Rama dhe qeveria e tij as nuk mendon të akordojë ndonjë fond për të ndihmuar qytetarët, përkundrazi shpenzon në mënyrë absurde paratë publike, duke paguar miliona euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim ndërkombëtar apo për kompani fantazmë, me pronarë të vdekur ose pensionistë që jetojnë në azilet e të moshuarve.

Pavarësisht se Stela Gugallja e Klodian Zoto, janë në arrati dhe asnjë prej inceneratorëve nuk është në punë, qeveria vijon t’i paguajë ata duke respektuar çdo detyrim kontraktual të lidhur para se ata të shpalleshin në kërkim. Dhe nuk bëhet fjalë për pagesa të vogla, por sipas shifrave që janë bërë publike, qeveria iu jep të shpallurve në kërkim për inceneratorët, që nuk djegin asnjë mbeturinë, sepse nuk ekzistojnë, 80 mijë euro në ditë, ose 30 milionë euro gjatë gjithë vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb