Sportistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi u shpall vitin që kaloi si xhudistja më e mirë në botë duke fituar çmimin prestigjoz “Best Female Judoka Today” nga Shoqata Ndërkombëtare e Xhudos. Por Majlinda Kelmendi përveçse ka bërë krenar çdo shqiptar ka treguar edhe anën tjetër njerëzore, atë të humanizmit.

Ajo ka vendosur të shesë numrin e saj me të cilin ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil dhe të ardhurat të shkojnë në ndihëm të fëmijëve me kancer.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për ‘Care for Kosova Kids’, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”- ka shkruar Majlinda Kelmendi ne facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb