Lionel Messi bëri një gjest të veçantë për hir të shokëve të tij të ekipit tw Argjentinws dhe stafit teknik të skuadrës, pasi porositi 35 iphone 14 të veshur me ar 24 karatësh dhe të gdhendur emrin e secilit prej tyre, me një shifër totale të shpenzuar prej 200 mijë eurosh.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Ben Lyons, pronar i kompanisë “iDesign Gold” dhe në fakt të dy kanë pasur një takim në Paris, me rastin e çmimit të Messit si lojtari më i mirë i FIFA-s.

“Leo donte të bënte diçka të veçantë dhe të bukur për të festuar arritjen e madhe të fitimit të Kupës së Botës. Ai nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, ai është një nga klientët tanë më besnikë dhe na kontaktoi disa herë pasi fitoi Kupën e Botës.

I ofrova telefonat iphone me ar 24 karat dhe me emrat e secilit të gdhendur në to dhe ati i pëlqeu ideja”, tha Ben Lyons, pronari i kompanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb