Pero Pejiç ka zbuluar se Diego Longo ka qenë dy herë pranë largimit nga drejtimi i Kukësit. Drejtori sportiv i verilindorëve ka treguar në studion e “Sport News Plus” në “News 24” se pse ishte evituar një gjë e tillë, duke argumentuar se ka besim që mund të arrihet objektivi i sigurimit të Europës nga kampionati.

“Janë gabuar 5-6 ndeshje, sidomos me Kastriotin e Egnatian. Luanim jashtë por nuk është një alibi. Këto ndeshje të fundit i humbëm dhe rrezikojmë Europën. Kemi Partizanin në një tjetër ndeshje dhe vetëm fitorja është në lojë.

Kukësi në këtë kampionat gaboi shumë, por Tirana e meritoi kampionatin dhe në ndeshjen ndaj Teutës do të fitojë 100% dhe do të ngrejë trofeun. Edhe lojtarët, edhe pak stafi ishte më pak i relaksuar se je shumë pikë para dhe kjo është normale se kur ke kaq shumë pikë avantazh është normale, nuk ka motivim. Tirana e merr kampionatin 100%.

Te Kukësi, në dy fazat e para ne luajtëm shumë mirë futboll. Pastaj ndodhi diçka tjetër, patëm pak rezultate negative, por gjithë kohës ishim në vend të trete, ishim brenda objektivit të klubit. Por nëse humbim 5-6 ndeshje radhazi, e jemi në vend të 4-5, është diçka ndryshe, se del jashtë objektivit. Ne ishim gjithmonë në vend të tretë. Ishte një apo dy herë afër largimit trajneri, pro qetësova situatën se unë kam besim te trajneri e lojtarët. Këtu në Shqipëri hiqet trajneri kot.

Një sulmues me 31 gola në sezon te Kukësi? Ajo ishte kohë super. Vitin tjetër të shohim. Por edhe me 30 gola Gjici nuk është i kënaqur, ai do 40”, tha duke qeshur Pejiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: