Gjigandi i ushqimit Nestle po pezullon dërgesat e markave KitKat dhe Nesquik në Rusi pas kritikave gjatë fundjavës nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për lidhjet e kësaj kompanie me Rusinë.

“Ne po pezullojmë markat e njohura Nestlé si KitKat dhe Nesquik. Kemi ndaluar tashmë importet dhe eksportet jo thelbësore në Rusi, kemi ndaluar të gjitha reklamat dhe kemi pezulluar të gjitha investimet kapitale në vend. Natyrisht, ne jemi plotësisht në përputhje me të gjitha sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë. Çdo fitim do t’u dhurohet organizatave të ndihmës humanitare”, tha kompania Nestle në një deklaratë.

Nestle tha se aktivitetet e saj në Rusi do të përqendrohen në sigurimin e ushqimit thelbësor, si ushqimi për foshnjat dhe ushqimi mjekësor/spitalor. “Kjo qasje është në përputhje me qëllimin dhe vlerat tona. Ai mbështet parimin e sigurimit të së drejtës bazë për ushqim”, tha Nestle.

Një zëdhënës i Nestle tha për CNN të mërkurën se; “Ne jemi të fokusuar në ofrimin e ushqimeve thelbësore si ushqimi për fëmijë dhe produkte ushqimore mjekësore/spitalore. Kjo do të thotë se ne do të pezullojmë shumicën dërrmuese të prodhimeve tonë të paraluftës në Rusi.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: