Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se Erion Veliaj është kandidat shumë serioz i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj në dy mandate si kryebashkiak i Tiranës ka bërë punë të pamohueshme në Tiranë.

Sipas Gjiknurit, kritikat ndaj tij janë më se normale po të kesh parasysh kohën e gjatë në detyrë.

“Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit”, tha Gjiknuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: