Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri prej gati 2 orësh ndodhet në SPAK, ku po merret në pyetje.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e marrjes në pyetje nga oficerët e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Gjiknuri ka shkuar dhe më herët në SPAK ku është pyetur për fondet Tiranë-Elbasan. SPAK po heton rolin e Gjiknurit në çështjen e inceneratorëve. Në Pc e njërit prej bizneseve të inceneratorëve, Klodian Zoto janë gjetur rezervime në emër të Damian Gjiknurit.

SPAK asokohe i paraqiten këto pretendime për të provuar se Zoto dhe Mërtiri kanë pasur takime me ish-zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj dhe Gjiknurin.

Ata janë takuar në Frankfurt me shtetasit Mërtiri dhe Zotot. Sakaq, Gjiknuri ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë para nga biznesmenët. Emri i zotit Gjiknuri nuk është vendosur në regjistrimeve të hetimeve. Po ashtu Gjiknuri është përfolur dhe për çështjen Mcgonigal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: