TIRANE

Një ditë pas shkarkimit nga Kuvendi si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i kaloi punën zyrtarisht pasardhëses së tij, Belinda Ballukut. Gjiknuri në fjalën e tij nuk kursen batutat, ndërsa shprehet se i gjithë fjalimi i mbajtur ishte me ‘fjalë zemre’.

Damian Gjiknuri:Unë do e thërras shkurt Bela, gjej rastin t’i uroj suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese por edhe interesante, falenderoj stafin.  Kaluam me rezultate por dhe dështime, se edhe ato janë pjesë e jetës.

Bela njihet me një pjesë prej jush, sfidat sjellin sfida të reja. Jam i bindur se Bela i ka mundësitë, kapacitetin dhe vullnetin që këto nisma t’i çojë përpara. I kam thënë mua do më kesh këshilltar për çdo gjë, kyci i punës këtu është të inkurajosh stafin, të bashkëpunosh me stafin. Ju uroj shumë sukses ty dhe stafit që do punojë me ty. E kishim pa përgatitje këtë, ishin fjalë zemre

Belinda Balluku: Vlerësoj punën që keni bërë si një staf kompakt, pasi është një nga ministritë më të mëdhaja dhe prek shumë sektorë për qytetarët. Ndihem e nderuar dhe ndjej përgjegjësinë e lartë që më është caktuar të drejtoj një dikaster të rëndësishëm siç është Ministria e Infrastrukurës dhe Energjitikës. Unë vij nga brenda kësaj ministrie, kam mbuluar një sektor të rëndësishëm siç është navigimi ajror. Kështu që më ka rënë rasti të njoh shumë prej  jush këtu dhe tashmë bashkë do të vazhdojmë atë rrugëtim që Damiani ka nisur.

Nga ana tjetër ka shumë projekte në tavolinat  tona të punës, të cilat duhen përfunduar sa më shpejt.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb