Oerd Bylykbashi lidhur me propozimin e PD për depolitizimin e administratës zgjedhore ka theksuar se Gjiknuri i PS ishte kundër pasi do që mazhoranca të mbajë ende nën kontroll administratën zgjedhore.

Bylykbashi duke folur për propozimet që paraqiti sot PD në tryezë theksoi se draftet mund të miratohen në mënyrë të njëanshme të PS dhe opozita e bashkuar nuk kishte për ta lejuar diçka të tillë por do të luftonte për të gjetur konsenusin.

Por mbi të gjitha tha Bylykbashi një qeveri kujdestare do ishte e vetmja garanci për një administratë publike neutrale në administratën zgjedhore.

”Është një propozim i cili jo vetëm përputh rekomandimin e ODIHR por garanton mbajtjen e besimit politik dhe fuqizimin e besimit te opinionit publik. Në qendrën e votimit do e administrojë komisioneri jopolitik dhe do të vëzhgohen nga partitë, dhe numërimi do të jetë nga një numërues jopolitik. Një gjë që propozojmë sot është edhe rinumërimi i votave para se të dalë rezultati nëse ndonjë komisioneri i ka shkuar në mendje të vjedhë votat për një parti, të dënohet penalisht dhe rezultati të rikthehet aty ku ishte. E papranueshme që hajduti të ndëshkohet vetëm me gjobë dhe të ruajë sendin e vet.

Propozimi që vjen sot nga Gjiknur dhe mazhoranca, ka dy opsione, ose pranoni versionin aktual të administratës politike që e kontrollon mazhoranca, dhe tjetri të kalojë në një model ku komisionerët do të jenë të pavarur nga partitë por totalisht të varur nga qeveria, në lëkurën e administratës të papolitizuar që nuk ekziston.
Nuk mund të pranohet një qasje e tillë dhe ajo që është sot është qëndrimi intrazigjen i Gjiknurit që e refuzon për ta mbajtur kontrollin.
U përvijua një linjë e cila çon ose mund të çojë drejt një miratimi të njëanshme të drafteve të PS që ne jo vetëm nuk e pranojmë por edhe që të gjejmë konsensusin për një Kod Zgjedhor që nuk i shërben vetëm PS.

Qeveria kujdestar?
Kërkojnë që të kontrollojnë me çdo formë administratën zgjedhore. E vetmja garanci që administrata publike të jetë neutrale në administratën zgjedhore është qeveria kujdestare.”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb