Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri sqaroi se listat për maxhorancën do të jenë të hapura përsa kohë ka vota parapëlqyese për kandidatët.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Gjiknuri tha se një peshë të madhe kanë listat e partisë por edhe elektorati ka të drejtën e shprehjes së pëlqimit për një kandidat.

“Kushtetua thotë; listat propozohen nga partia. Zgjedhësit kanë dy vota; një për partinë dhe një për individin. Shumë zgjedhës duan partinë dhe jo individin. Ti mendon se do dalë një njeri me 500 vota dhe do të përmbysë një ekip politik. Atëherë merr votat më shumë se sigla ime. Po pate më shumë vota, ik dil vetëm. Unë jam organizatë politike dhe dal me një listë. Kjo është e korrigjueshëm. Ju e dini se kryetarët e partive vënë ca njerëz që s’kanë lidhje! Po kush do i mbledh votat?! Nëse merr më shumë vota se sa mesatarja e partisë time, unë të shtrëngoj dorën. Po pse e bëjnë kroatët këtë?! Ka dy mënyra, ose bëj primer, ose ik dil vetëm. Me 10 mijë vota del deputet sot në një qark. Normale të duket tjetra që në një vend ku partia ka marrë 50 mijë vota dhe 40 mijë kanë votuar për të dhe ato 100 vota i kanë marrë kandidatët. Kjo garë a është normale?! Listat janë të hapura për aq kohë sa ka votë parapëlqyese për secilin kandidat. Çdo parti kundërshton diçka për hir të interesave të saj joparimore. E kam bindjen këtë, që ka peshë lista e partisë por dhe elektoratit që t’i jepet mundësia të korrigjojë. Listat e hapura do të sjellin të gjitha ato probleme. Shiko Kosovën se ça problemi ka atje. Frika është dhe mospërfaqësimit të krahinave apo shumë elementeve të tjerë. Kjo deformon nga ana politike. Kur nxjerr listën, shoh dhe përfaqësinë rajonale, shoh elementet fetare dhe shumë elementë të tjerë. Po të ndodhi kjo që thua ti, një multimaxhoritar i pastër, mund të ketë elemente të tjera që mund të sjellin deformime. Ne jemi te hapur për të dëgjuar. Këta që hiqen si ndonjë që thotë se; “Jemi dhe ne për listat e hapura” të vijë në tryezë dhe jo në studio.”, tha Gjiknuri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb