Dy javë përpara fundit të Serie A, Atalanta shpreson ende se mund të sigurojë një biletë për në Champions League, por përpara kanë një pengesë të fortë, Interin. Bergamaskët udhëtojnë në “San Siro” këtë të shtunë, një ndeshje që pritet të thotë shumë. Në vigjilje të këtij takimi, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ka folur Berat Gjimshiti, qendërmbrojtësi kuqezi:

Gjimshiti
Gjimshiti

“Inter është një skuadër me cilësi, me eksperiencë. Dinë se si të marrin rezultat edhe në ato raste kur nuk luajnë mirë. Kush është skuadra më në formë në kampionat? Tani është Napoli, kanë fituar titullin, mund të them po, ata janë. A është favor fakti që Inter vjen në këtë sfidë 72 orë pas finales? Jo, nuk besoj. Kur luanim në Evropë ishim të detyruar të luanim çdo tre ditë. Fiton, humbet, duhet të harrosh gjithçka dhe t’ia nisësh nga fillimi”, u shpreh Gjimshiti duke mos u dorëzuar për një vend në Champions League: Nuk i dihet, varet nga Inter, theksoi ndër të tjera mbrojtësi i Atalantas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb