Endri Nelaj është emëruar së fundmi drejtor sportiv i klubit AF Luftëtari në Gjirokastër njëherazi dhe përgjegjës i sporteve pranë bashkisë. Nelaj vjen në këtë post pas një karrierë disa vjeçare në fushën e sportit. Për vite me radhë ai ka ushtruar funksionin si gjyqtar dhe arbitër futbolli.

I apasionuar pas sportit dhe me një kontribut disa vjeçar ai merr drejtimin e klubit gjirokastrit për të ringritur emrin e Luftëtarit. Kjo detyrë që i është besuar për Nelajn është një përgjegjësi e madhe por me vullnetin e tij dhe pergatitjen profesionale pritshmeritë për këtë sezon janë të larta.

Siç dihet pas disfatës që ky ekip pësoi me rënien nga kategoria , nisi formatimi duke afruar pranë ekipit emra të njohur të futbollistëve. Në grupin B Bluzinjtë do të përballen nesër me ekipin e Përmetit .

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: