GJIROKASTËR- Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar gjatë natës 41 klandestinë të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër. Sipas burimeve nga policia e Gjirokastrës, ndër të ndaluarit 33 shtetas janë nga Siria dhe 8 të tjerë nga Sudani, ndërsa mes tyre ka gra dhe fëmijë.
Klandestinët janë çuar në qendrën e caktuar për ta dhe po intervistohen nga ana e policisë dhe më pas do të kthehen në Greqi.
(m.k/BalkanWeb)
