Një 22-vjeçar nga Pogradeci, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për trafik klandestinësh, ka rënë në prangat e policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. M.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në muajn qershor të këtij viti, në Finiq, ka braktisur automjetin me të cilin transportonte disa emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 30 vjeç, banues në Gjermani, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Akërnisë”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u gjetën 1 shufër hekuri dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në Borsh. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb