Nga Korça, Kruja, Berati e Gjirokastra kanë mbërritur në Tiranë mbështetës të PD për t’ju bashkuar sot protestës së opozitës që pritet të zhvillohet në orën 12:00.

Rreth 200 anëtarë dhe simpatizantë të PD-së janë nisur nga dega e Gjirokastrës.

Më konkretisht, organizimi është realizuar me mjete private dhe mikrobusë.

Protesta e thirrur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, po zhvillohet njëkohësisht me Samitin e Bashkimit Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb