TIRANE- Kryeministri Edi Rama ashtu siç dihet tashmë nga të gjithë nuk nguron që t’u kthejë përgjigje ndjekësve të tij në faqen e ‘Facebook’-ut, madje edhe kur bëhet fjalë për kritika.

Edhe kësaj here, kreu i qeverisë ka replikuar me një qytetar sa i takon rikonstruksionit të sheshit ‘Skënderbej’, ku ky i fundit pritet të inaugurohet të shtunën.

Një komentues i shkruan Ramës se më parë sheshi ‘Skënderbej’ ishte gjithë gjelbërim, ndërsa tani ai është mbushur nga betoni. Sakaq, kryeministri ia ka kthyer komentuesit ‘flakë për flakë’ përgjigjen, ndërsa i sugjeron atij që të lexojë më shumë.
Rama koment

KOMENTUESI: Zoti Rama po cpate me sheshin Skenderbej ishte per mrekulli i mbuluar ne gjelberim per te furnizuar qytetin me ajer te paster. Bota heq betonin dhe vendos gjelberim, ti heq gjelberimin dhe fut betonin!!!!
Si shpjegohet kjo!!!!
Ç’kuptim ka njehere
Kjo eshte idjotsi
RAMA: Injoranca nuk eshte argument thone latinet! Lexo, degjo, kupto dhe mos e betono trurin deri ne fund Ervin ?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: