TIRANE-Deputeti i PS, Fidel Ylli ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur për jetën, politiken dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën e tij. Ai ka treguar vështirësitë dhe kohën kur flinte në tokë, pasi vinin njerëz në shtëpi. Deputeti i PS nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe është përlotur kur në ekran dolën disa foto të tij me mamanë.

“Unë nënën time e dua shumë sepse na kanë rritur me sakrifica, me edukatë. Unë kam qenë sportist, gjithë kohën kam fjetur në tokë sepse vinin dajat nga Skrapari. Na ka rritur me shumë dashuri, kapic kemi fjetur, 8 veta në dy dhomë e një kuzhinë. Dhe kur shikoj sot që kemi një shtëpi të mirë, babai ndërroi jetë pa i gëzuar, nëna është 85 vjeç. Por çdo fëmijë e do nënën e tij dhe unë si të gjithë. Shpeshherë kur flas për të nuk i mbaroj dot fjalitë se më kap trishtimi”, u shpreh Ylli.

“Ai bën shumë për mua, është shumë i kujdesshëm. Shumë nëna kanë djem, por rrallë janë si Fideli im”, u shpreh nëna e Fidel Yllit.
-640-0-5aeb4e7bd1484
-640-0-5aeb4e7a6d3ac
-640-0-5aeb4e793833c
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: