Për herë të parë, Shqipëria dhe Kosova janë përballur në një ndeshje regbie. Miqësorja e luajtur në stadiumin “Kukës Arena” mblodhi disa nga personalitete të sportit shqiptar, mes tyre krerët e Komitetit Olimpike, Fidel Ylli dhe Besim Aliti.

E pranishme ishte edhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe drejtuesit e pushtetit lokal në Kukës, me në krye Albert Halilajn, Kryetarin e Bashkisë Kukës.

Një ndeshje që synon t’u paraprijë sfidave zyrtare dhe të përhapë regbinë në dy vendet, Shqipëri dhe Kosovë, me synimin e angazhimit të sa më shumë të rinjve edhe në këtë disiplinë të sportit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb