GJKKO ka shtyrë për në datën 12 tetor dosjen Partizani.
Në gjyq për këtë çështje është ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkë të pandehur të tjerë.
Shkak për shtyrjen mësohet se është bërë fakti se asnjë avokat nuk është paraqitur në seancë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Avokatët nuk janë paraqitur, për shkak të bojkotit të vendosur nga ana e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
