Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet, për të gjitha ngjarjet futbollistike të fundit. Klubi i Vllaznisë ka marrë një gjobë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Gjithashtu, po te shkodranët, zyrtari Ndriçim Shtubina është pezulluar me dy ndeshje, ndërsa te Kukësi katër ndeshje pezullim për zyrtarin Eronaldo Gjici.

Postimi:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Ndriçim Shtubina, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb