Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e KQZ në KAS për dy gjobat që mori për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Veliaj kërkon ndryshim të vendimit që e gjobit me 750 mijë lekë, ndërkohë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka njoftuar mbledhje sot të KAS për të hedhur shortin dhe për të caktuar relatorin e çështjes.

Fill pasi u gjobit, Veliaj deklaroi për News24 se ai nuk ka shkelur ligjin dhe u ndëshkua sepse po bën punën.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb