Trajnerin e Kukësit, Ernest Gjokën, e pret një rikthim si “ish” në Vlorë. Gjoka e parashikon shumë të vështirë përballjen ndaj Flamurtarit dhe deklaron se nuk e sheh renditjen dhe respekton rivalin. Gjithashtu, ai përsërit pengun më të madh të verilindorëve, faktin që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje në shtëpi në këtë edicion.

Flamurtari është kundërshtari i radhës…

Ndeshje e vështirë ndaj një rivali me emër të madh dhe me lojtarë cilësorë, por edhe trajneri kampion. Duam rezultat pozitiv, nuk e shikojmë renditjen.

A është gati për 90 minuta të plota kapiteni Musolli_

I ka kaluar testet, them se është gati. E kaloi testin 30 minutësh në Laç dhe është gati për të luajtur titullar. Është i rëndësishëm për mua, ashtu si Shameti e Rrumbullaku, që më njohin mirë. Është një nga lidër te Kukësi.

Rexhinaldo-Shkurtaj?

Janë lojtarë cilësorë, mund të na japin shumë, mendoj se duhet të punojmë dhe të gjejmë mënyrën për t’i bërë të funksionojnë bashkë.

Nëse Kukësi do të luante në shtëpi?

Është ndryshim i madh dhe është e vështirë të luash pa tifozët. Kukësi do të kishte më shumë tifozë po të ishte në Kukës. Presidenti Gjici ka ndërtuar ekip të kompletuar për këtë arsye, që të kalohen këto pengesa. Sezonin e ardhshëm uroj të luhet në Kukës.

Edhe me Flamurtarin keni drejtuar në kohë krize…

Kjo më bën ta vlerësoj edhe më shumë punën e trajnerin Daja në Vlorë. Skuadra si Flamurtari nuk kanë presion të madh mbi vete, japin më të mirën dhe marrin rezultate të mira.

A keni presion për trofe?

Presidenti Gjici ka investuar dhe kërkon trofe. Kushtet janë, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur sezonin me trofe.

Çfarë keni ndryshuar në ekip me ardhjen tuaj?

Një nga gjërat kryesore është se këtu kisha lënë një mentalitet dhe idea ime ishte që që për të arritur sukses duhet luajtur mirë. Grupi u përshtat shumë mirë, ndoshta kanë ndikuar edhe lojtarët që kanë qenë këtu në kohën time. Nuk kam ndryshuar dot shumë gjëra, kam punuar sidomos në aspektin psikologjik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb