Individët e shtyrë në moshë të cilët flenë shumë orë, kanë një nivel të lartë të LDL-kolesterolit (“kolesterolit të keq”) dhe sasi të ulët të HDL-kolestrolit (“kolesterolit të mirë”), njoftojnë shkencëtarët holandezë.

Qe një kohë të gjatë rekomandohet që gjumi të jetë afërsisht tetë orë në ditë.

Personat të cilët flenë më pak se shtatë orë dhe personat të cilët flenë më shumë se tetë orë në ditë, janë të rrezikuar për të pasur probleme me zemër, pavarësisht se shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta gjejnë lidhshmërinë e gjumit me sëmundjet kardiovaskulare.

Meshkujt, më të zjarrtë në dimërGjumashët kanë nivele të larta të “kolesterolit të keq”Palëpeta me puding, veçanërisht të parezistueshmeEksperti nga Harvardi zbuloi se cili kafjall është më i keqi për fëmijëtPse shkencëtarët kanë filluar të shqetësohen për tkurrjen e Hënës?

Ekspertët holandezë nga qendra mjekësore “Erasmus’ në Roterdam, janë nisur nga hipoteza se kolesteroli mund të jetë një faktor i përfshirë në çështjen e lidhshmërisë së orëve të gjumit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ata kanë analizuar nivelin e kolesterolit te afër 800 meshkuj të moshave ndërmjet 57 dhe 97 vjeçar, të cilët vullnetarisht kanë qenë pjesëmarrës në studim.
Rezultatet kanë treguar se personat që flinin më tepër kishin nivelet e larta të “kolesterolit të keq”.

Personat që kalojnë më shumë kohë në shtrat janë më pak aktivë dhe për pasojë kanë dhe nivel më të lartë të kolesterolit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: