PRISHTINE – Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, insiston se do të ketë bisedime në Bruksel, rreth pasurisë kombëtare të Kosovës. Sipas tij, më 9 shkurt në Bruksel do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, si dhe rreth të gjitha pronave dhe jo vetëm për gjigantin metalurgjik “Trepça”.
“Trajtimi i çështjes së pronave është një pjesë kyçe dhe thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Duam që të diskutojmë për tema serioze, ndërsa në vazhdim do të kemi bisedime përgatitore në Bruksel”, – tha Gjuriç për mediat serbe.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: