TIRANË

Avokati  i Agron (Geron) Xhafaj, Ardian Visha i ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, komentoi takimin që zhvilloi sot Presidenti i Republikës me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin, pasi ky i fundit u dënua me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për çështjen “Babale”. Sipas avokatit ky është një shembull negativ dhe bie ndesh me parimin kushtetues, ku thuhet se të gjithë “janë të barabartë para ligjit”.

Ardian Visha44
Ardian Visha44


“Jam tërësisht i suprizuar nga pritja e presidentit të Republikës. Kjo është një simbolikë negative. Ka 20  apo 30 për qind të njerëzve që janë në burg, që nuk e meritojnë të jenë në burg. Kush i pret këta persona, askush nuk i pret. Ky shembull është negativ për atë që thuhet se “të gjithë jemi të barabartë para ligjit”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb