Njeriu që shumë besonin se do të përmbyste regjimin e Putin, Alexei Navalny, do qëndrojë në qeli pas refuzimit të Apelit nga gjykata e Moskës për dënimin 19 vjet për 6 akuzat e ngritura kundër tij. Mediat u lejuan të filmonin vetëm verdiktin final, pasi seanca u bë me dyer të mbyllura.

Navalny reagoi duke thënë se procesi po kryhet pas dyerve pasi atij po i cënohen të drejtat. Sakaq ai shtoi se të gjitha akuzat janë të motivuara politikisht dhe se kjo është një përpjekje për të heshtur zërat kritik të Presidentit Putin.

Lëvizja dhe aktiviteti i tij politik u shpall i paligjshëm dhe “ekstremist” dhe pjesëmarrësit kryesor të saj janë burgosur. 47-vjeçari u kthye në Rusi në janar të vitit 2021 pas atentatit ku u helmua, nga një komplot i dyshuar rus. Ai u arrestua menjëherë nga policia ruse dhe u burgos në Melekhovo në lindje të Moskës.
Së bashku me të u burgos Daniel Kholodny, një teknik televiziv që punonte për Navalny, i cili u dënua me 8 vite burgosje nën po të njëjtën çështje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: