Një gjykatë administrative në Umbria (Itali) ka bllokuar punësimin nga bashkia e Monteleone di Spoleto të një topografi, i cili kishte një diplomë si ekspert bujqësor, duke dënuar komisionin e konkursit të paguante 33,234.26 dëm tatimor, shkruan today.it.

Tre anëtarët e komisionit të provimit, të mbrojtur nga avokatët Massimo Marcucci, Paola Di Biagio dhe Rossano Ponti, u paditën nga Prokurori i Kontabilitetit, sepse për përzgjedhjen publike kërkohej një ”diplomë e shkollës së mesme të topografit ose kualifikim ekuivalent” dhe midis të përzgjedhurve nga komisioni provues u identifikua se fituesi kishte qënë një kandidat që zotëronte” diplomën e ekspertit bujqësor dhe në bazë të ligjit të ”papërshtatshëm për detyrat”.

Sipas Prokurorisë Publike, komisioni “me rastin e verifikimit të kërkesave subjektive të kandidatëve do të kishte zbatuar parimin e përthithjes (duke vlerësuar zotërimin e diplomës në bujqësi konsideruar kërkesën më të gjerë të diplomës së topografit)”, në kundërshtim me dispozitat e shpalljes.

Afera kishte prodhuar edhe një proces penal. Sipas gjyqtarëve kontabël, vendimi i komisionit ka qenë i pasaktë dhe ka rezultuar në dëmtim të organeve tatimore që duhet të dëmshpërblehen, sipas kërkesës së Prokurorisë Publike, me pasojë dënimin e tre anëtarëve të komisionit “me dashje, pasi nga dokumentet del se komisioni ka pasur problem me kërkesat subjektive të kandidatit dhe ka vendosur me vetëdije dhe qëllim të pranojë kandidatin pavarësisht se nuk ka titullin topograf.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: