GREQI– Gjykata greke ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg Alket Rizain dhe dy bashkëpunëtorët e tij, pas pengmarrjes në burgun e Melandrinos. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Lamia, ku ai u transferua nën masa të rrepta sigurie nga ky burg.

Rizai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, akuzohen se më 17 mars të vitit 2013 mbajtën peng 5 zyrtarë të burgut në Greqi, me qëllim që të arratiseshin nga qelia. Për këtë veprim, ata pranuan fajin në Gjykatë dhe kërkuan falje në seancën e sotme, ndërsa më herët ishte provuar se granatat dhe eksplozivët që kërcënonin 3 vite më parë, ishin false.

alketi rizai

Në gjyqin që u zhvillua mesditën e sotme, Rizai pohoi para trupës gjykuese se nuk kishin ndërmend që të plagosnin apo vrisnin punonjësit e burgut që morën peng.

Por, pavarësisht mbrojtjes së tij, Gjykata vendosi t’i dënonte me 10.8 vite burg në total tre të pandehurit ose 3.6 vite burg secilin.

Megjithatë ky vendim nuk shqetësoi Rizain i cili për 1 vit e gjysme përmbush kohën e qëndrimit në burg, duke llogaritur kohën e zgjatjes së procesit gjyqësor.

Sipas ligjit grek, koha e dënimit për Alket Rizain përfundon pas një viti e gjysmë.

Shqiptari Alket Rizai është i njohur për opinionin publik pasi ka tentuar dy herë të arratiset nga burgjet greke. Një herë u largua me helikopter në mënyrë spektakolare, por u kap sërish disa ditë më pas.

Por mbi Alket Rizain rëndon dënimi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së një biznesmeni. Sipas ligjeve në fuqi të shtetit, burgimi i përjetshëm reduktohet deri në lirim, pas 20 vitesh të kryera në burg.

Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Lamia, ku ai u transferua nën masa të rrepta sigurie nga ky burg.

Rizai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, akuzohen se më 17 mars të vitit 2013 mbajtën peng 5 zyrtarë të burgut në Greqi, me qëllim që të arratiseshin nga qelia. Për këtë veprim, ata pranuan fajin në Gjykatë dhe kërkuan falje në seancën e sotme, ndërsa më herët ishte provuar se granatat dhe eksplozivët që kërcënonin 3 vite më parë, ishin false.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb