Gjykata izraelite ka urdhëruar mbylljen e portës Bab al-Rahma, hyrjes lindore në Al-Aksa.

Vakëfi Islam i ngarkuar për menaxhimin e Al-Aksës njoftoi se kanë pranuar një shkresë nga policia izraelite ku theksohet vendimi i gjykatës për mbylljen e hyrjes në kompleks.

“Al-Aksa është superiore që t’i nënshtrohet çfarëdo vendimi gjyqësorë apo politik të qeverisë izraelite”, thuhet në njoftim.

Duke theksuar se mysimanët nuk respektojnë dhe as nuk njohin vendimet e institucioneve pushtuese izraelite, nga vakëfi kompetent për Al-Aksën thanë se nuk do të njohin as këtë vendim për mbylljen e portës Bab al-Rahma.

Nuk dihet arsyeja se pse gjykata izraelite solli një vendim të tillë për mbylljen e portës lindore të Al-Aksës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb