Anëtarët e Rithemelimit të PD, kanë reaguar pas lirimit nga burgu të dy protestuesve, Astrit Cara dhe Besnik Balani, të cilët akuzohen se kanë djegur gjatë protestës së 20 dhjetorit flamurin serb.
Alban Vokshi, tha se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama si dhe shtoi se përshëndesin vendimin e gjykatës për lirimin e dy qytetarëve.
“Kosovarëve edhe pse jetojnë në trojet e tyre nuk i lejohen inicialet shqiptare. Edi Rama urdhëron arrestimin e protestuesve që marrin pjesë në protesta. I bëjmë me dije Edi Ramës që protestat që kanë filluar nuk do të ndalen.
Ne e përshëndesim qëndrimin e gjykatës dhe arrestimi është i pa ligjshëm nuk kishte prova. Ne inkurajojmë organin e drejtësisë dhe të akuzës që hetimin ta bëjnë në mënyrë objektive dhe të mos marrin urdhra nga Edi Rama”, tha Vokshi.
Po ashtu ajo ka treguar se cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës.
“Askush dhe asgjë nuk cënon venimin e sovranit demokrat. Basha tani është thjesht deputet, është shkarkuar në Kuvend dhe vendimi është ratifikuar nga mbi 40 mijë demokratë. jemi në mbledhje të përditshme dhe shpejt do të tregojmë planin tonë mbi të ardhmen”, tha Vokshi.
Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu tha:
“Policia ka arrestuar qytetarët pas postimit të Edi Ramës në Facebook. Në vitin 2012 komision nga Ermonela Felaj e ka hequr nga Kodi Penal që djegia e flamurit përbën djegie penale. Në SHBA ka vendosur gjykata që djegia e flamurit është e drejtë e liri e çdo individi”, tha Balliu.
(BalkanWeb)