NGA: SONILA MUSAJ*
Është zhvilluar këtë të martë gjyqi ndaj ish-deputetit Kristian demokrat, Mark Frrokut. Gjatë seancës së mëparshme avokati i të pandehurit Frroku kërkoi pavlefshmëri të provave te vrasjes ndodhur në Belgjikë. Kërkese që Gjykata e Tiranës, nuk e pranoi Ky vendim erdhi pas deklarimeve te prokurorëve të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës së avokatit dhe Frrokut.

Sipas gjyqtarë, kërkesa për të mos pranuar provat është e paargumentuar me bazë ligjore. Më pas seance vazhdoi me kërkesën e prokurorisë për të bashkuar me të pandehurin Kristjan Marinaj, dosja ndaj të cilit u veçua dy javë më pare në lidhje me ketë kërkese të prokurorisë ishte dakord avokati I Frrokut Tonin Prendi por edhe këtë kërkesë gjykata e rrëzoi.

Ish-deputeti Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij. Seanca e radhës do të jete më 7 qershor ku pritet që prokurorët të paraqesin kërkesën për gjykim të Frrokut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: