Camille Vazquez, avokatja e bukur dhe karizmatike e Johnny Depp, e cila së fundmi u “përball” me Amber Heard në gjykatën e Fairfax County, ku po gjykohet padia e yllit të Hollivudit kundër ish-it të tij, ka fituar “ushtrinë” e saj të fansave në internet.

Qëndrimi i Vazquez-it në gjykatë emocionoi fansat e Johnny Depp të cilët e adhuruan avokaten në rrjetet sociale, duke postuar meme që e shfaqnin atë si … God Thor, duke i thurur lavdërime dhe duke i kërkuar urgjentisht firmës ku punon që ta bëheshin partnerë! Një përdorues ka postuar një foto të tij me një bluzë “I love Camille Vazquez”, madje ka pasur sugjerime që avokatja e re duhet të zëvendësojë Amber Heard në Aquaman 2.

Madje shumë fansa të Depp shkuan një hap më tej, duke parë një romancë mes Depp dhe bukuroshes Camille. Klipet që tregojnë avokaten duke qeshur, duke pëshpëritur diçka ndërsa është ulur pranë tij, ose duke e përqafuar (diçka që ndodhi në fund të intervistës së Heardit) janë postuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale shoqëruar me muzikë romantike dhe titra që shprehin sigurinë se diçka po shkon!

Vetë Vazquez e pyetur nga një gazetar teksa po dilte nga gjykata të martën e kaluar “nëse del me Depp”, nuk ka dhënë as më të voglin përgjigje dhe vetëm ka qeshur, para se të përshëndesë disa fansa që ndodheshin jashtë godinës dhe të largohej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: