ELBASAN

Në seancën e sotme në procesin për gjykimin e ish-efektivit Arbër Peplekaj i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar trupit gjykues që në seancë të thirret për të dëshmuar edhe deputeti i PD Gazmend Bardhi.

Pas kërkesës së organit të akuzës, trupi gjykues është tërhequr për vendim.

Gjatë këtij viti në seancat gjyqësore të zhvilluara pre të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes se 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani dhe të plagosur disa të tjerë kanë dëshmuar dhjetëra persona dhe janë thirrur për të dëshmuar edhe disa të tjerë që nuk janë paraqitur ende në sallën e gjyqit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb