TIRANE– Anëtari i Gjykatës së Lartë, gjykatësi Tom Ndreca është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i cili është përfaqësuar në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Sipas KPK, deklarimi i pasurise i bërë nga Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë të burimeve financiare. Gjithashtu Tom Ndreca ka kontakte me një subjekt të dënuar, pasi është kryer kontratë shitblerje e një makine midis kunatitit te tij N.Gj që rezulton me precedentë penalë dhe gruas së Ndrecës. Sipas KPK, kunati i gjyqtarit, N.Gj është kapur me gjysmë gram hashash. Ai eshte arrestuar ne 9.11.2011 eshte liruar 5.12.2011 i hetuar per prodhim dhe shitje narkotikesh. KPK vlereson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N.Gj. ne formularin e DSIK, por e ka fshehur këtë fakt.

“Deklarimi i bërë nga Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë burimesh financiare. Ndreca ka apartament 120 m² dhe garazh 80 m², blerë në 2003dhe apartament 92.26 m² tek ‘Komuna e Parisit’. Sipas DSIK, Ndreca është i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Kemi kryer hetim të thelluar ndaj gjyqtarit Tom Ndreca dhe është konstatuar një kontratë shitblerje mjeti midis N.Gj e gruas së Ndrecës. Për N.Gj ka të dhëna që ka patur precedentë penalë, pasi në vitin 2011, N.Gj është hetuar për prodhim narkotikësh dhe është i përfshirë në krimin e organizuar. Ndreca nuk e deklaroi në formular kontratën me shtetasin N.Gj. Tom Ndreca ka kontakte me një subjekt të dënuar dhe është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Për Tom Ndrecën ka 11 denoncime, por rezultuan të pabazuara”- thuhet në raportin e KPK.
tom ndreca
Gjyqtari Tom Ndreca u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: