Një gjimnazist i Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë ka treguar për gazetarin e News24, Klevis Muka, arsyet që e kanë shtyrë t’i bashkohet protestës së të rinjve. Ai pretendon se drejtuesit e shkollës nuk i kanë lejuar nxënësit të largohen nga mësimi për të marrë pjesë në protestë.
“Drejtoresha na mbajti brenda me forcë. Nuk u lejua asnjë nxënës që të linte mësimin. Vetëm 10 veta kemi dalë nga mësimi ne”, u shpreh gjimnazisti.
Ai tha se një tjetër arsye për pjesëmarrjen në protestë është gjendja ekonomike dhe pensionet e ulëta që marrin gjyshërit e tij. “Unë protestoj se nuk kam asnjë nga kushërinjtë e mi këtu, janë jashtë. Gjyshërit e mi marrin nga 15 mijë lekë pension”, deklaroi ai.
