Një vogëlush përcolli një mesazh për të ardhmen e vendit, në protestën e 35-të mbarë kombëtare, duke thënë se ëndrra e tij është të jetojë në një Shqipëri të drejtë dhe të ndershme, ndryshe nga brezat e mëparshëm të familjes së tij.
“Rroftë Shqipëria e shqiptarëve. Kemi pasur gjithmonë burra e gra që kanë luftuar për një Shqipëri më të mirë. As gjyshërit e mi, as prindërit e mi nuk e shijuan dot Shqipërinë që donin. Dua të jetoj në një Shqipëri të drejtë, të ndershme, Shqipërinë e shqiptarëve!”, u shpreh ai.
Më pas, duke iu referuar ditëlindjes së 62-të të kryeministrit Edi Rama, vogëlushi recitoi disa vargje ironike, të cilat u pritën me duartrokitje dhe të qeshura nga protestuesit.
“Shumë urime për ty, asnjë s’të do ty, ti dukesh si një kal, shko sërish në kopshtin zoologjik”, recitoi ai.
