Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 qepë
1 thelpi hudhër
250 gr kërpudha
1/2 gotë verë
250 gr makarona elb
100 gr djathë kaçkavall
Rigon
Kripë
Piper zi
Vaj ulliri
1/2 lugë arrë moskat
3 gota ujë

Përgatitja

Në një tigan të thellë shtojmë vaj ulliri dhe hedhim qepën dhe hudhrën të skuqen. Sapo të zbuten, shtojmë kërpudhat dhe rrisim temperaturën. I lëmë kërpudhat të skuqen dhe të pijnë ujin e tyre dhe shtojmë makaronat. I skuqim 1-2 minuta dhe i shuajmë me verë. Më pas shtojmë erëzat, ujin dhe i lëmë sa të zbuten. E kalojmë masën në një tavë, shtojmë djathin kaçkavall dhe e fusim në furrë me 220 gradë të piqet e të shkrijë djathi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: