Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet E. M, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 52 doza me lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë, nga Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua 46 doza me lëndë narkotike kanabis, një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb