KORÇË

Pas një hetimi 1 mujor Policia e Korçës ka goditur shpërndarësit e heroinës në qytetet juglindore të Korçës, Maliqit dhe Pogradecit.

Në pranga kanë përfunduar R.L, 38 vjeç dhe J.K, 27 vjeç banues në Korçë ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 10 të tjerë.

Nga operacioni u janë sekuestruar 25 doza heroinë dhe 4 kokrra metadoni.

 

NJOFTIMI I POLICISË KORÇË

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Sprinter”.

Operacioni i finalizuar pas një hetimi 1 mujor, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Procedohen 12 shtetas, nga të cilët 2 të arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë në gjendje të lirë.

Sekuestrohen 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, si edhe sasi metadoni.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas një hetimi 1 mujor kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sprinter” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 shtetasve të tjerë, banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb