TIRANE
Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me një grabitje të ndodhur në Tiranë, ‘BalkanWeb’ mëson të tjera detaje nga ngjarja, që ndodhi tek kryqëzimi ‘Mine Peza’.
Pre e grabitjes ka mbetur kambisti Bujar Shkurti, cili është goditur me sende të forta.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët, që lëviznin me një motor, i kanë marrë me forcë një çantën me para nga dora kambistit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes. Aktualisht nuk dihet shuma e lekëve që i është grabitur kambistit.
(ed.me/BalkanWeb)