Një grua është arrestuar pasi një vajzë shtatë vjeçare u plagos me thikë për vdekje në një park në Mançester.

Fëmija “pësoi lëndime të tmerrshme”, tha policia.

Megjithë përpjekjet e familjes për ta ndihmuar rezultuan fatale pasi ajo vdiq pak kohë më vonë në Parkun e Queen’s në Bolton të dielën pasdite.Gruaja 30-vjeçare, e cila ka “disa histori të sëmundjes mendore”, nuk është e njohur për familjen e vajzës.

Ajo u ndalua në vendin e ngjarjes nga një anëtar i publikut, dhe u arrestua fillimisht me dyshimin për tentim vrasje dhe më pas për vrasje.

Ndihmësi i shefit të kontrollit Russ Jackson tha se “fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa i tmerrshëm është ky sulm”.

Ai shtoi: “Familja ishte jashtë në park, duke shijuar diellin e pranverës kur rastësish kjo vajzë e vogël pësoi lëndime të tmerrshme dhe fatkeqësisht vdiq pak kohë më vonë.

“Një grua 30-vjeçare, e cila nuk ishte e njohur për familjen, u ndalua nga një anëtar i publikut dhe më pas u arrestua nga policia.

Ajo aktualisht është në paraburgim për vrasje dhe pritet që të intervistohet nga detektivët.

Russ Jackson tha se, “Ne po punojmë për të kuptuar motivin e këtij sulmi krejtësisht të rastësishëm dhe brutal. Ne e kuptojmë që gruaja ka një histori të sëmundjes mendore dhe po punojmë për të kuptuar nëse kjo ka luajtur ndonjë rol në motivin e vrasjes.

 

(A.Ago//BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb