Ishte paralajmëruar prej ditësh se përditësimet e sigurisë për Meltdown dhe Spectre do ti kushtonin kompjuterëve dhe telefonëve tanë goxha performancës, sidomos modeleve të vjetra.

Magnituda e impaktit në performancës ende po ekzaminohet dhe rezultatet paraprake janë shqetësuese.

Të paktën sa i përket iPhone 6-ës, procesori Apple A8 do të humbasë 40% të performancës pas përditësimit nga iOS 11.1.2 në 11.2.2.

Testimi u kryer nga sipërmarrësi holandez Melvin Mughal i cili mori rezultatet e mëposhtme të performancës përpara dhe pas përditësimit.

Performanca për një bërthama dhe shumë bërthama është prekur por edhe aksesi i memories. Kjo pritej sepse të dy dobësitë do të shkaktonin goxha probleme për depon e procesorit, njofton pcw.

Duke qenë se testimet janë kryer tek i njëjti telefon, rezultatet nuk ndikon nga ngadalësimet e baterive të zbuluara së fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: