Një ndeshje kickboxer-i e zhvilluar mbrëmë në Paris gjatë evenimentit “Glory 42 Kickboxing Championship” mes sportistit armen Harut Grigorian dhe holandezit Murthel Groenhart, ka marrë vëmendjen e shumë mediave pas një gjesti të cilësuar si “anti-fair play”.
Kur po zhvillohej raundi i dytë holandezi Murthel Groenhart goditi me gju armenin në kokë. Si duket kjo situatë ishte e papërballueshme për Harut Grigorian i cili befasisht u kthye drejt cepit të ringut duke ulur duart.

Këtë situatë Groenhart nuk mund t’a lejonte t’i ikte dhe si pasojë godet sportistin armen me një grusht pas shpine që solli rrëzimin e menjëhershëm të kundërshtarit. Arbitri pa u menduar dy herë ndërpret ndeshjen dhe si për çudi disa fansa të cilët nuk e pranuan këtë gjest të holandezit hynë në ring duke e goditur, raporton “The Sun”.
U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të vendosur qetësinë në ring dhe jashtë tij.
(e.k/BalkanWeb)
