30-vjeçari me inicialet K.Q., banues në fshatin Lumas të Kuçovës është proceduar penalisht pasi ka goditur me grushte shtetasin me inicialet A.Q.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe disa persona të tjerë për aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi:

DVP Berat/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme.

Si rezultat është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 51 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, në lagjen “Muzakaj”, Berat, u gjet dhe u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për luajtjen e lojërave të paligjshme (gara sportive).

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Rog, Skrapar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa lejen përkatëse.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Q., 30 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë, pasi në fshatin Lumas, Kuçovë, për ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. Q.

Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasi E. P., se nëna e tij, shtetasja V. P., 62 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Berat, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa, në datën 13.12.2022. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb