LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që ka qenë në detyrë.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gëzim Koçiu, 57 vjeç, banues në Lushnje.

Policia thotë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin M.T., 58 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb